Kandidati për Bashkinë e Himarës i koalicionit Bashkë Fitojmë Fredi Beleri u vendos në pranga vetëm pak minuta pas mesnatës, nën akuzën e shit blerjes së votave. Pamjet që po ndiqni tregojnë momentin kur forcat e policisë shkojnë në lokalin e tij vetëm pak minuta pas mesnate dhe prangosin Belerin. Ky i fundit dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke bërë pazare për blerje votash, në restoriatin e tij në Himarë.