Top News – Akuzohet për krime lufte/ Mustafa deklarohet i pafajshëm
28/10/2020 19:03

Ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Mustafa u deklarua i pafajshëm për katër pika të aktakuzës: ndalimi arbitrar, trajtimi mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Para kësaj ai dha një deklaratë para gjykatës ku tha se shpreson që Dhomat e Specializuara do të prodhojnë drejtësi, por kërkoi që ky organ i drejtësisë të zgjerojë fushëveprimtarinë e saj dhe të hetojë e gjykojë edhe rastet për vrasjet e fëmijëve në Kosovë, për masakrat e kryera, për të pagjeturit dhe krimet e tjera, që sipas Mustafës janë kryer nga “regjimi gjenocidial” i Sllobodan Millosheviqit. Ai tha se beson se lufta e ish-Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë "e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme". Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015. Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

Top News- Plagosja në Borsh, arrestohet autori/ Sherri në lokal, vijonë kërkimet për armën e krimit
31/07 19:44
Top Channel/ Kodi i ri penal, Prokuroria e Përgjithshme ishte pjesë e grupit të punës që e hartoi
31/07 19:39
Top Channel/ “Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë”, akademiku Fuga kritikon propozimet për ndryshim
31/07 19:34
Top Channel/ Sherr në Shkodër, i plagosuri përfundon në spital
31/07 18:59
Top News- Goditet rrjeti kriminal i krimit kibernetik/ Zbulohet Call Center që mashtronte gjermanët
31/07 18:43
Top News – Doganat, të ardhura rekord. Arkëtuan 1.14 miliardë euro në periudhën janar-qershor
31/07 18:42
Top News – Mbështetje për të dëmtuarit nga zjarret. Prezantohet plani i masave, do blihen dy avionë
31/07 16:47
Top News- Me pranga në duar në Gjykatë, Selmani s’pranon akuzat për ekzekutimin e të dashurës
31/07 16:45
Top News- Dumani i përgjigjet Veliajt, flet për të tjera hetime
31/07 16:10
Top Channel/ Paketë mbështetëse për zjarret, Ministrat Hoxha, Vëngu e Denaj: Mbështetje për dëmet
31/07 15:33
Top Channel/ Rruga nuk po pastrohet, në autostradën Tiranë-Durrës bizneset nuk po çmontojnë
31/07 15:30
Top Channel/ “Largoni rraqet”, po bëhet verifikimi i bizneseve që kanë shkelur hapësirën
31/07 15:27
Top Channel/ SPAK, rezerva për Kodin e ri Penal, Dumani flet për kallëzimet e zgjedhjeve: Indicie…
31/07 15:21
Top Channel/ U la në burg, momenti kur i dyshuari i vr*sjes në Pogradec lë ambientet e gjykatës
31/07 14:45
Top Channel/ PS e PD kundër qytetarëve, votojnë parkun fotovoltaik! Banorët përplasen me policinë
31/07 14:42
Top Channel/ Vr*u partneren dhe i vuri flakën shtëpisë! Avokati: Nuk ka prova që e fajësojnë
31/07 14:36
Top Channel/ Dëmet nga zjarret/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do ofrojë paketë mbështetëse…
31/07 14:35
Top Channel/ ‘Do investojmë në kapacitete ajrore’, Vengu:Për parandalimin e zjarreve Inovacioni i…
31/07 14:04
Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Lirohen nga detyra nënkryetarët, qëndron Ristani
31/07 13:26
Top News- Krimet Zgjedhore, 39 raste në hetim/ Dumani: Partitë kallëzime për ‘asfalt elektoral’
31/07 13:15