Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Kristo Agalliun, i cili u arrestua dy ditë më parë në flagrancë teksa komunikonte në telefon për shitblerjeje votash. Në këtë mënyrë gjykata zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Sipas Prokurorisë së Posaccme, Agalliu në bashkëpunim me Agron Durajn, i cili u procedua në gjendje të lirë, po bënin pazare në një bisedë telefonike për një subjekt politik që garon në zgjedhjet e 14 majit.