Kina ka akuzuar dy kanadezë për spiunazh, më shumë se 18 muaj pas arrestimit të tyre. Michael Kovrig, një ish diplomat, dhe Michael Spavor, një biznesmen, u arrestuan në kinë në dhjetor 2018. Arrestimi i tyre erdhi pak ditë pasi Meng Ëanzhou, një ekzekutive e gjigandit kinez Huaëei, u arrestua në vankuver me kërkesë të shba. Kanadaja e quajtu arrestimin arbitrar, por kina mohon që ai të ketë qenë hakmarrje për burgosjen e meng. Të dy kanadezët akuzohen për spiunazh të sekreteve kombëtare dhe dhënie informacionesh sekrete entiteteve të huaja. Sistemi gjyqësor i kinës është i kontrolluar tërësisht nga partia komuniste dhe ka një shkallë dënimi prej thuajse 100 për qindësh pasi akuzat zyrtarizohen. Meng Ëanzhou, shefja financiare e huaëei dhe vajza e themeluesit të kompanisë, u arrestua më 1 dhjetor 2018 në vankuver. Arrestimi i saj u kërkua nga shba, që e akuzon se ka shkalur sanksionet mbi iranin. Ajo vazhdon të kundërshtojë ekstradimin në shba. Më 10 dhjetor ndërkohë, në kinë u arrestuan dy shtetasit kanadezë. Në shtator, kryeministri kanadez Justin Trudeau akuzoi kinën se po përdorte arrestimet arbitrare si mjet për arritjen e qëllimeve politike.