Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka vënë në pranga Drejtorin e Zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci, I cili akuzohet për Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Artion Taci është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Elasanit, ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë, të identifikuar si: Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik.