Është arrestuar me urdhër të SPAK në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, dhëndëri i ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ndaj Malltezit gjykata e posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, pas kërkesës së dy prokurorëve të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.