Opozita e ka përdorur dosjen e inceneratorëve si mjetin kryesor të luftës ndaj Qeverisë dhe mazhorancës së Edi Ramës, të paktën prej dy vitesh. Ajo ka ngritur akuza e denoncuar se si është abuzuar me paratë publike, duke përmendur shifra deri në 430 mln euro. Në të gjitha rastet, inceneratorët merreshin si shembull për të ilustruar akuzat se sa e korruptuar është qeverisja e Edi Ramës.