Dosja e SPAK ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja dyshohet se është ngritur mbi bazën e përgjimeve SKY, ku Çyrbja ka ruajtur, zhvilluar dhe komunikuar me personazhe të botës së krimit të organizuar në Durrës. Çyrbja u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Shijak, ndërsa në të njëjtin operacion në pranga u vu edhe Ahmet Masha dhe u shpall në kërkim Altin Hajri. Ky i fundit është në kërkim edhe për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.