Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pati paralamëruar që më 9 mars se SPAKU po ngre akuza fictive për çështjen e inceneratorëve, duke iu shmangur hetimit me themel të saj, për të gjetur se cilët janë përfshirë vërtetë në aferë. Sot ishte Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që i dha të drejtë, duke kërkuar nga SPAK-u që të saktësojë akuzat ndaj Alqi Bllakos dhe Arben Dervishajt. Vetë SPAK korrigjoi shpejt gabimin në formulimin e akuzës, teksa Manjani, i ftuar në eisionin “Zona Zero” në Top News, konfirmoi sërish se institucioni I hetimit nuk po e trajton si duhet çështjen e inceneratorëve.