Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, jo rallë herë ka tërhequr vëmendjen me mesazhet e saj sensibilizuese, për kujdesin që duhet të kemi ndaj mjedisit për shkak të ndryshimeve klimatike që po ndodhin. Këtë herë Thunberg, nxitur dhe nga qasja e qeverive ndaj pandemisë, u ka bërë thirrje shteteve që të trajtojnë ndryshimin e klimës me të njëjtën emergjencë që po trajtojnë edhe situatën nga Covid-19. 17-vjeçarja theksoi se si pasojë e pandemisë, njerëzit po e kuptojnë që është mbushur kupa me dëmtimet mjedisore që po bëhen.