Pas pakënaqësive me pjesëmarrjen në protesta të anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, kryedemokrati Sali Berisha nga arresti i shtëpisë, ka thirrur mbledhjen e saj. Kryesia e PD do të mblidhet të mërkurën në orën 18:00, ku në rend dite do të ketë agjendën e PD në parlament, aksionin opozitar dhe rrugët që do të ndiqen deri në zgjedhjet e 2025.