Top News – Uji nis tërheqjen. Përmirësohet situata e përmbytjeve, bora probleme në male
12/01/2026 10:14

Ndalimi i reshjeve të shiut në zonat e ulëta dhe dëborës në zonat malore ka përmirësuar situatën sa i përket përmbytjeve dhe kalueshmërisë së akseve rrugore nacionale dhe rurale. Të dhënat nga autoritetet vendor dhe emergjencat civile të ngritura në çdo qark tregojnë se nga Shkodra në Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë sipërfaqet e tokave të përmbytura janë reduktuar, ndërsa prurjet e lumenjve priren drejt rënies së nivelit. Në Shkodër, nga 1200 hektarë tokë që ishte nën ujë ditën e diel, mëngjesin e të hënës autoritetet raportojnë reduktim në 940 hektarë, kryesisht në zonën e Obotit. Sipas njoftimit në këtë zonë ka ende banesa të rrethuara nga uji, por në asnjërën prej tyre nuk ka përmbytje të brendshme. Prurjet e Bunës dhe të Drinit gjithashtu janë në tendencë uljeje, edhe pse një ditë më parë nisën shkarkimet e kontrolluara edhe nga Hidrocentrali i Fierzës. Në qarkun e Lezhës situate problematike mbetet në Bashkinë e Kurbinit, sidomos në fshatin Adriatik. Edhe në këtë zonë, autoritetet njoftojnë rënie të nivelit të ujit nëpër banesat e përmbytura dhe tokën bujqësore, teksa grupet e verifikimit në terren po llogarisin dëmet. Problematika më e madhe në Durrës mbetet në zonën e ish Kënetës, Sukth, Katund të Ri dhe Hamallaj. Prurjet e shtuara të Erzenit kanë shkaktuar probleme në Katund të Ri, ku autoritetet njoftojnë se janë evakuuar mbrëmjen e së dielës gjashtë familje që kishin refuzuar zhvendosjen më herët.

Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29