Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen me anë të djegies 841 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën nga kontrollit nga shërbimet e Policisë. Shpallet në kërkim një shtetas, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.