Policia e Fierit ka shoqëruar disa të rinj gjatë një aksioni të ndërmarrë në orët e vona të natës kundër shitjes dhe konsumimit të lëndëve narkotike. Aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me seksionin e hetimit të narkotikëve në policinë e këtij qarku, ku është synuar identifikimi i personave që shesin, apo konsumojnë lëndë narkotike në brendësi të lagjeve.