Top News – Aksidentoi policin me makinë/ Në pranga 33 vjeçari, kryente manovra të rrezikshme
07/07/2021 19:50

Një 33-vjeçar në Tiranë u arrestua pasi kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij e madje edhe aksidentoi një punonjës policie. Sipas uniformave blu, Marlin Ymeraj, 33 vjeç ka aksidentuar një punonjës policie dhe ka përplasur edhe dy mjete të shërbimeve të policisë. Gjithcka ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit pas telefonatave nga qytetarët se një mjet tip Benz, po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Në adresën e dhënë kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë dhe kanë kërkuar ndalimin e mjetit. Por 33 vjecari, sapo ka parë policinë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhërit për të ndaluar. Është dashur ndërhyrja edhe e forcës së posacme shqiponja dhe shërbimeve të tjera për ti bllokuar rrugën automjetit në bulevardin Gjergj Fishta, me qëllim që ta ndalte atë. por drejtuesi i mjetit nuk është bindur sërish duke aksidentuar një efektiv të shqiponjave dhe duke goditur mjetet e policisë. Sipas njoftimit, punonjësi i aksidentuar është në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda në gjymtyrë. Në përfundim, 33 vjecari që kishte edhe precedentë të mëparshëm penal, ka përfunduar në pranga. Policia ka bërë të ditur ndërkohë se ai ishte ndëshkuar administrativisht edhe tre herë të tjera brenda 10 ditëve për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendra të banuara.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11