Një motoçiklist shqiptar që drejtonte mjetin Ymaha u përplas me makinën në zonën e Vareses dhe humbi jetën. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar, I cili pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk I mbijetoi dot plagëve. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjenesë shtunës rreth orës 21:00, ndërsa dyshohet se I riu udhëtonte me shpejtësitë lartë, ndërsa përplasja me Jeep-in ishte fatale për jetën.