Një aksident tragjik u regjistrua këtë të premte në qendër të Selanikut në Greqi, ku për pasojë një shtetas shqiptar humbi jetën. Mediat greke nuk e kanë bërë publike emrin e shqiptarit, por kanë raportuar disa detaje rreth ngjarjes, ku thuhet se i ka qenë duke lëvizur me motor në momentin që një automjet me shpejtësi u përlas me të. 54 vjecari mori plagë të shumta në trup për shkak të përplasjes së fortë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Hipokrati të vendit fqinj.