Ka shkuar në dy numri i viktimave në aksidentin e rëndë që u shënua pasditen e së mërkurës në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”. Nga përplasja e fortë mes kamionit që drejtonte shtetasi me iniciale Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi me iniciale P. Z., ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, e cila mësohet se ka humbur jetën në spital. Pas ngjarjes policia rrugore ka arrestuar 25-vjeçarin që drejtonte kamionin për kryerjen e veprës penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit. Prokuroria e Lezhës po zhvillon hetime dhe veprime procedurale për këtë rast.