Pas aksidentit të shumëfishtë të regjistruar mesditën e së hënës tek ‘Ura e Shallvareve’ në kryeqytet, ku një urban u përplas me 11 automjete të tjera, ka reaguar Bashkia e Tiranës. Përmes një njoftimi, për mediet Bashkia bën me dije se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti dhe se pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore Tiranë.