Një aksident ajror i vitit 2016, është rikthyer sërish në vëmendje këto ditë. Një avion i linjës EgyptAir, i nisur nga Parisi dhe me destinacion Kajron, u rrëzua duke i marrë jetën 66 personave që ndodheshin në bord. Tani, hetimet kanë treguar se ka qenë cigarja e një prej pilotëve ajo që shkaktoi një zjarr në kabinë e që më pas çoi në rrëzimin e avionit. Avioni u nis nga aeroporti i Sharl dë Gol në Paris për të zbritur në Kairo, por u rrëzua mes Kretës dhe veriut të Egjiptit.