Deputeti socialist, Erion Braçe propozon ashpërsim të ligjit për aksidente rrugore që ndodhin si pasojë e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, sidomos nga punonjës të shtetit. Ai merr shkas nga tragjedia që i ndodhi familjes Dhimaku në Sarandë, ku dy vajzat Elvisa dhe Rozina, studente të mjekësisë, humbën jetës si pasojë e përplasjes me makinën që drejtohej nga 24 vjeçari Kevin Norra, që rezultoi të ishte i dehur në timon.