Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë, si pasojë e një aksisdenti tragjik, i cili u shënua në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës Tiranë. Arbër Tivari, duke drejtuar mjetin tip Ford, nga Durrësi në drejtim të Tiranës, humbi kontrolin, dhe u përplas me barrierën metalike anësore. Përplasja fatale i mori jetën dy pasagjereve, konkretisht Silva Gjergjit nga Rubiku, ndërsa vajza tjetër nuk është identifikuar ende. Sipas policisë, viktimat janë të moshave 20-22 vjec, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në morg, ku do të kryhet ekspertiza mjekologjire. Ndëesa Arbër Tivari, drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.