Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ecte në rrugën e fshatit Valare. I mituri u përplas nga një makinë tip Benz që drejtohej nga 24-vjeçari me inicialet E.D., banues në Valare. Ky I fundit është punonjës policie në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër.