Top News- Aksident në Mashkullorë, makinat përplasen e dalin nga rruga
20/11/2025 13:38
Aksident në afërsi të fshatit Mashkullore në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelene. Dy automjete janë aksidentuar me njëra-tjetrën. Nga goditja të dyja mjetet dolën nga rruga. Shkak dyshohet shpejtësia dhe lagështia në rrugë.