Një aksident I rëndë është regjistruar në orët e natës në aksin Fushë Krujë- Thumanë. Mësohet se një automjet tip Benz me shofer Julian Koçajn, 34-vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën Luan Dukaj, 50-vjeç, ndërsa u dëmtua shoferi I automjetit dhe pasagjerët e tjerë. Shkak për këtë përplasje fatale dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, që ka çuar në humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga. Gjithsesi, grupi hetimor po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti fatal për 50-vjeçarin Luan Dukaj.