Një aksident i rënd është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Lacc pranë fshatit Markatomaj. Një makinë është përplasur me një mjet tjetër, ku si pasojë e goditjes së fortë të dy mjetet kanë përfunduar në një are në anë të rrugës. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 persona ku sipas burimeve njëri nga të plagosurit është dërguar drejt traumës.