Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në zonën e Fierit. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor, Fier-Patos, kur një automjet tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kamion të rëndë të parkuar në krah të aksit rrugor.