Dy aksidente të rënda me pasojë dy viktima u shënuan në vendin tonë mëngjesin e kësaj të shtunë, përkatësisht njëra në qytetin e Durrësit dhe tjetra në Librazhd. Në Durrës, një 22 vjecar humbi kontrollin e automjetit, duke u përplasur më një trajler të parkuar. I riu fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje, si pasojë e përplasjes së fortë.