Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Balldrenit’. Një furgon me drejtues shtetasin Agim Subashi, u përplas me një motor që drejtohet nga Mark Luka, për pasojë drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë. 78-vjecari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, për pasojë ndërroi jetë.