Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas deklaratës së homologut të tij Frances Emanuel Macron, për njohjen e Palestinës. "Ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi, nuk ka peshë", është shprehur numri një i Shtëpisë së Bardhë, teksa e cilëson Macron si një djalë të mire. Sekretari i Shtetit Rubio e kishte refuzuar më parë propozimin, duke sqaruar se "Shtetet e Bashkuara e hedhin poshtë me vendosmëri planin e Macron". Nga ana tjetër, edhe Italia është shprehur në favor të njohjes së shtetit të Palestinës, por vetëm pasi kjo e fundit të njohë Izraelin si shtet.