Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04/2026 13:35

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha në mesazhin e tij të fundit të shkruar se republika islamike nuk dëshiron luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, por do të mbrojë të drejtat e saj si komb, raportoi televizioni shtetëror. "Ne nuk kërkuam luftë dhe nuk e duam atë," tha ai në mesazhin e lexuar në televizionin shtetëror, disa javë pasi babai i tij, Ajatollah Ali Khamenei, u vra në ditën e parë të luftës. "Por ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona legjitime në asnjë rrethanë, dhe në këtë drejtim, ne e konsiderojmë të gjithë frontin e rezistencës si një të tërë," shtoi ai, në një referencë të dukshme për Libanin ku Izraeli po lufton me aleatin e Teheranit, Hezbollahun. Por Khamenei i ri kërkoi "paratë e gjakut" nga SHBA dhe Izraeli, pasi i denoncoi ata si "agresorë". "Ne padyshim do të kërkojmë kompensim për çdo dëm të shkaktuar, paratë e gjakut të martirëve të luftës", tha Ajatollahu. Irani këtë javë ra dakord për një armëpushim të brishtë dyjavor me Shtetet e Bashkuara që mund të çojë në negociata paqeje pas kërcënimeve për asgjësim nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Khamnei u tha iranianëve se ata "nuk duhet të imagjinojnë se dalja në rrugë nuk është më e nevojshme" pavarësisht njoftimit të armëpushimit. "Zërat tuaj në sheshet publike padyshim që kanë ndikim në rezultatin e negociatave", tha ai, sipas mesazhit të transmetuar në televizionin shtetëror. Me shumë gjasa i plagosur në sulmin që vrau të atin, Mojtaba Khamenei, ende nuk është parë në publik që nga emërimi i tij si lider suprem. Ai ka lëshuar deklarata me shkrim, shumica e të cilave janë lexuar nga prezantuesit në televizionin shtetëror. Presidenti amerikan Donald Trump madje ka spekuluar se ai mund të jetë i vdekur, por televizioni shtetëror iranian thotë se ai po shërohet nga plagët e tij dhe poston foto të tij, pa specifikuar se kur janë bërë ato.

Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35