Irani po zhvillon një luftë që po ndez kaos global i udhëhequr nga një njeri që është në koma, shkruajnë mediat britanike të enjten. Udhëheqësi i ri Suprem Mojtaba Khamenei është zgjedhur pasues i të atit, pavarësisht se është plagosur rëndë në një sulm ajror. Burimet thanë për britaniken The Sun se djali 56-vjeçar i Ajatollahut Ali Khamenei, ka humbur një këmbë dhe gjithashtu ka pësuar dëmtime serioze në stomak ose mëlçi.