Akuza për shpërdorim detyre e ngritur fillimisht nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt ka rënë. Ish-ministri përballet tashmë me tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe deklarimi i rremë ose fshehja e pasurisë. Nga tre akuzat, ajo që rëndon më shumë pozitën e Arben Ahmetajt para drejtësisë është akuza e pastrimit të parave, që sipas parashikimeve të kodit penal dënohet me burg nga shtatë deri në 15 vjet.