Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Ankara të Turqisë. Në një reagim ai iu uroi shërim të shpejtë të dy efektivëve të policisë që u lënduan në krye të detyrës, duke theksuar se NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.