Rusia ka marrë një tjetër goditje të madhe nga Ukraina. Këtë herë bëhet me dije se shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase ka ekzekutuar pranë Moskës shkencëtarin rus të raketave, Mikhail Schatsky. Kjo është raportuar nga mediat ukrainase, duke përfshirë stacionin “Hromadske”, duke cituar zyrtarë të inteligjencës.