Agjentët rusë që u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Elbasanit nuk janë dakord me vendimin. 2 rusët Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit. Të huajt u arrestuan pas incidentit në Uzinën e demontimit të armëve në Gramsh teksa tenduan të fotografojnë objektin ushtarak. Në përgjigje të thirrjeve të ushtarëve rojë për të ndaluar, rusi Zorin sulmoi me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë duke i dëmtuar në fytyrë.