Mediat italiane ngrenë dyshime mbi sinqeritetin e vizitës familjare të Giorgia Melonit në Shqipëri. La Repubblica dhe La Stampa shkruajnë në dy analiza të tyre se pas vizitës ka qenë një agjendë e fshehtë tërësisht politike. Ky pretendim mbështetet në faktin se një ditë më parë, në Vlorë u ul me një helikopter ushtarak shqiptar edhe ish-Kryeministri britanik, Toni Blair. Sipas La Stampas, si Meloni, ashtu edhe Blair kanë vizituar Shqipërinë me ftesë të Edi Ramës.