Top News-Aeroporti sekret në Evropën Lindore/Përpjekje ndërkombëtare për t’i dërguar armë Ukrainës
07/03/2022 11:48

Shefi i shtabit të përgjithshëm, Gjenerali mark Milley, javën e kaluar vizitoi një bazë ajrore sekrete afër kufirit me ukrainën, që ëhstë bërë qendra nga ku nisen armatimet drejt vendit që po lufton me forcat e putinit – thotë një zyrtar amerikan i mbrojtjes. Sipas tij, Milley pa nga afër përpjekjen ndërkombëtare për ti dërguar armë ukrainës në mesin e këtij pushtimi të paprovokuar nga ana e Rusisë. Ndërsa ishte në bazën ajrore, Milley u takua me trupat dhe personelin dhe ekzaminoi aktivitetin – tha zyrtari. Vendi, sipas tij është shndërruar në një koshere bletësh për sa i takon aktivitetit, duke kaluar nga disa fluturime në një ditë në deri në 17 të tilla, që përbën edhe kapacitetin maksimal të pistës ajrore. Vendndodhja e aeroportit mbetet sekret për të mbrojtur ngarkesat e armatimeve, mes të cilave edhe raketa anti tank, që shkojnë drejt Ukrainës. Ushtria ruse nuk i ka vënë në shënjestër këto ngarkesa pasi ato hyjnë në Ukrainë – tha zyrtari – por ka shqetësim se rusia mund të fillojë ti godasë ato ndërkohë që sulmet e saj avancojnë. Që para se rusia të niste pushtimin, në fund të muajit të shkuar, qiejt mbi evropë kanë qenë të mbushur me avionë ushtarakë amerikanë dhe të tjerë.fluturimet kanë ripozicionuar trupat në skajin lindor të NATO-s por edhe kanë zhvendosur armatimet në pikat e transferimit nga ku mund të nisen më pas drejt ukrainës. Dhe i gjithë ky aktivitet është shumëfishuar tashmë.

Top Channel/ Musk i tërbuar më gjobën ndaj Twitter-it: BE-ja “Rajhu i Katërt”!
08/12 15:12
Top News – Trump ‘nuk e harron’ Grenlandën / Dërgon njeriun e tij në ishull, ‘interesi’ vazhdon
08/12 15:10
Top News – Evropa sfidon SHBA-në / Nuk pranojmë asnjë ‘kërcënim për ndërhyrje’
08/12 15:10
Top Channel/ Vidhen në Brazil 8 vepra të Henri Matisse: Hajdutët identifikohen, por nuk kapen!
08/12 14:59
Top News – Zelenski i thotë ‘JO’ Trumpit / Asnjë marrëveshje për Ukrainën lindore në bisedime
08/12 14:37
Top News – Përplasin njerëzit mbi shkëmbinj, dallgë anormale, tre metra të larta, ‘mbyllen’ plazhet
08/12 14:30
Top News – ‘Luftë’ në portën e Rusisë / Manovra në -28 gradë celcius, ‘mezash’ për Putinin
08/12 13:48
Top News – Siria, një vit pa Assadin / Vendi ende i përçarë, kërkon të rimëkëmbet
08/12 13:15
Top News – Zelenski zbarkon në Londër / Me aleatët evropianë pas kritikave të Trumpit
08/12 13:15
Top News – Trump ‘paqebërësi’ dështon sërish / Plas lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias, sulme ajrore
08/12 13:14
Top News- Videoja sekrete që ‘fundos’ Hegseth / Sekretari i mbrojtjes i Trump, akuza për krime lufte
08/12 13:13
Top News – Denuklearizimi i Penianit, jo më objektiv / Trump nuk e përmend në stategjinë e re
08/12 13:12
Top News – Izraeli mban Gjermaninë të sigurt…Merz takon Netanyahun, polemika për vizitën
08/12 12:35
Top News – ‘Mallkimi’ i Luvrit, tjetër katastrofë / Pas grabitjes, dëmtohen qindra libra të vyer
08/12 12:35
Top Channel/ Luftë mes Tajlandës e Kamboxhias, bombardime në kufi: Evakuohen mijëra civilë!
08/12 12:19
Top Channel/ Pensioni, debat në Gjermani: Caktohet nga mosha apo kontributet e paguara!
08/12 12:03
Top Channel/ Tre lëshimet e Rusisë për fundin e luftës: “Ne, jo më bosht i së keqes”!
08/12 11:56
Top Channel/ Gjermania “i del përballë” Rusisë: Boll me lojra, dimë edhe ne të shkatërrojmë!
08/12 11:56
Top Channel/ Zelensky me liderët europianë, Trump i zhgënjyer: “Nuk e ka lexuar propozimin e paqes”!
08/12 11:10
Top News-Avioni del nga pista gjatë uljes/U nis nga Prishtina drejt Stambollit, panik tek pasagjerët
08/12 10:03
BILETA Portokalli - Bileta