Tirana International Airport mirëpriti më 18 dhjetor pasagjerin e 7 miliontë për vitin 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka patur brenda një viti. Ky është një sukses që i shtohet arritjeve të vazhdueshme të aeroportit, duke nënvizuar edhe rolin e tij në sektorin e aviocionit në Shqipëri. Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore Wizz Air, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit.