Top News-‘Adriatiku’, djemtë e drogës në Lezhë/Tentuan arratisjen, por u kapën ‘mat’ nga policia
09/03/2022 13:00

Cdo ditë e më shumë numri i shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës është në rritje, ndërsa edhe punonjësit e policisë po zhvillojnë hetime më të thelluara dhe angazhimi në këtë fushë bëhet gjithnjë e më maksimal. Efektivët e policisë Lezhë, kanë goditur një tjetër rast kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike këtë të mërkurë, ndërsa 2 persona përfunduan në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në kuadër të operacionit ‘Adriatiku’ u arrestuan shtetasit Roland Muzhaqi dhe Dritan Llani, ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Kurti. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, në oborrin e banesës së shtetasit Roland Muzhaqi, i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, Dritani dhe Sokoli. Ky i fundit ka mundur të largohet nga vendngjarja në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Sipas policisë, Muzhaqi do ta shiste lëndën narkotike në doza në qarkun e Lezhës. Gjatë operacionit policor, u sekuestruan 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh. Këto materiale do ti kalojnë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna nga ana e policisë për goditjen e rasteve të ngjashme dhe vënien e këtyre autorëve përpara drejtësisë.

Top News – SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën. Kryetari i PD thirret për kallëzimin ndaj gjyqtares
10/11 16:46
Top News- Noizy dëshmon në GjKKO për tritolin: E di kush e bëri, dinamiti shpërtheu natën e sherrit
10/11 16:44
Top Channel/Sterilizimi, Beqaj flet pas seancës në GJKKO: Gjykata vendosi shtyrjen e…
10/11 15:39
Top Channel/ Shtëpia 300-vjeçare e familjes Kraja në Shkodër rrezikon shembjen, kërkohet restaurim
10/11 15:34
Top News – Ulet nafta dhe benzina. Bordi cakton çmimet tavan, rënia me 2 lekë për litër
10/11 15:30
Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19
Top News – A dalin fondet për Onkologjikun! / PD debate me ministren e Shëndetësise për buxhetin
10/11 15:19
Top Channel/ Durrës, familjarët kundërshtojnë amnistinë për Radaçin. Mbrojtja: Gjykim të shkurtuar
10/11 15:17
Top Channel/ U kapën 132 mijë fidanë kanabisi. Monitorohet nga ajri 67% e territorit, 165 arrestime
10/11 15:16
Top Channel/ AMA shpjegon gjobat ndaj mediave. Krasniqi: 11 televizione, thirrje për dhunë
10/11 15:09
Top Channel/ Shqipëria me më pak lindje. Në 7 qarqe vdekjet tejkalojnë lindjet, Korça bilanc negativ
10/11 15:08
Top Channel/ QSUT, 16.3 mld lekë buxhet. Nga 1 janari autonomia financiare, investime në onkologji
10/11 15:06
Top Channel/ Buxheti 2027, SPAK parashikon 40 hetues të BKH-së, 50 oficerë dhe 4 hetues financiarë
10/11 15:05
Top Channel/ “Bonus të emergjencave civile”, Llatja flet për ndihmën e familjeve në Elbasan
10/11 14:58
Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34
Top News – Çfarë po i vret elektriçistët? Shifra alarmante, 10 të vdekur në punë brenda 8 muajve
10/11 14:26
Top Channel/ “Jemi këtu për tu mbështetur” ministri Demo sheh nga afër pallatin në Elbasan
10/11 14:22