Tre persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat në një shkollë private në Medison, të shtetit Ëisconsin. Ngjarja u regjistrua para se nxënësit të marrin pushimet me rastin e festave të fundvitit. Policia tha se një nxënës adoleshent, që hapi zjarr ishte në mesin e viktimave. Të shtënat ndodhën në shkollën e krishterë “Abundant Life” në kryeqytet, njoftoi policia.