Me maskë në fytyrë dhe e shoqëruar nga një police e trupës shoqëruese të të pandehurve të Gjykatës së Tiranës, Adjola Lakra u paraqit paraditen e kësaj të hëne në ambientet e sektorit penal të Gjykatës së Tiranës, aty ku mori edhe masën e sigurimit personal. Pa asnjë mëdyshje bazuar në provat e Prokurorisë dhe dëshminë e saj, trupa gjyqësore la masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundimin e plotë të hetimeve.