Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit, Gëzim Ademajt për qarkun e Vlorës, pas dorëzimit të mandatit nga Fatjon Veizaj. Ademaj është kandidat i PDIU-së, nga lista e PD-së në qarkun e Vlorës, sipas koalicionit, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Shkak për dorëheqjen e Fation Veizajt u bë përçarja prej një viti e gjysëm të deputetëve të Partisë Demokratike, ndaj pritet me interes qëndrimi që do të mbajë Gëzim Ademaj. Kalimi i tij në grupimin e Alibeajt apo Berishës, do të sillte ndryshime në kuormet parlamentare, qoftë në kërkesat apo edhe nismat ligjore që depozitojnë dy grupimet e demokratëve.