Dhjetë persona kanë humbur jetën nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, të martën, pasi erërat e fuqishme dhe stuhitë po godasin këtë vend që nga dita e diel, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke bllokuar rrugët. Jugu i Ukrainës është goditur më rëndë, në mënyrë të vecantë rajoni i Odesës në Detin e Zi.