Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ndaj një deklarate të drejtueses së seancës gjatë të enjtes në Kuvend, Ermonela Felaj, e cila është shprehur se deputetët demokratë nuk ishin distancuar nga autori I vrasjes së policit dhe as nuk kishin bërë thirrje të dorëzohej. Baçi, I cili akuzohet për një foto të shkepur me Azgan Mërnicën në vitin 2019, e konsideron Felajn gënjeshtare, teksa publikon deklaratën e tij të bërë në emisionin Breaking në Top News.