Rusia dëshiron që Perëndimi t’i heqë të gjitha pengesat ekzistuese ndaj grurit dhe plehrave të saj, ashtu që të pajtohet për vazhdim të marrëveshjes, e cila mundëson eksportimin e mallrave bujqësore nga tri porte ukrainase që janë në Detin e Zi. Kombet e Bashkuara dhe Turqia e kanë ndërmjetësuar këtë marrëveshje në korrik të vitit të kaluar, për të shmangur krizën ushqimore globale, të përkeqësuar nga konflikti në Ukrainë.