Arabia saudite po planifikon të mbjellë 10 miliardë pemë në kuadër të një fushate ambicioze të prezantuar nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman. Mbretëria në shkretëtirë thotë se lëvizja është një përpjekje për të reduktuar emetimet e karbonit, ndotjen e ajrit dhe degradimin e tokës në dekadat që do të vijnë. Salman, sundimtari de facto i eksportuesit më të madh të naftës në botë, tha se arabia saudite synon të reduktojë emetimet e saj të karbonit duke gjeneruar 50 për qind të energjisë së vendit nga burime të rinovueshme deri në 2030-ën.