Kosova dhe situata e tensionuar në veri të saj është në qendër të diskutimeve në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granada të Spanjës. Pjesë e këtij samiti është dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili teksa është pyetur nga gazetarët nëse i trembet fillimit të një lufte, është shprehur se kjo është një fjalë e madhe, por duhet të merren masa para se të jetë shumë vonë.