Ish ministri i mbrojtjes, Pandeli Majko reagoi pas aludimeve të opozitës se procesi i privatizimit të Klubit “Partizani" ka filluar në periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko sqaron opinionin publik për dosjen e cila çoi në caktimin e tre masave sigurie ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe ortakut Fatmir Bektashi.