Mes një amullie qëndrimesh e kërkesash, Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të mos tërhiqet nga procesi zgjedhor për krerët e degëve të Partisë Demokratike. Teksa një platformë për bashkimin e demokratëve u prezantua nga Enkelejd Alibeaj dhe u mbështet nga disa deputetë, Komisioni i Rithemelimit si organi kolegjial i drejtimit të PD me vendim gjykate, e ka kundërshtuar. Këtë të hënë 6 degë të PD mbajnë zgjedhjet për kryetar, njëra prej të cilave është ajo numër tetë, ku është rezident ish-kryedemokrati Lulzim Basha.